Ligji i Përtërirë 6:6-9
Ligji i Përtërirë 6:6-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mbaji në zemër këto fjalë që po të urdhëroj sot. Përsëritja fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj. Lidhi si shenjë në dorë e si shirit në ballë. Shkruaji mbi shtalkat e shtëpive e mbi portat tuaja.
Ligji i Përtërirë 6:6-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t'ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh. Do t'i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve, dhe do t'i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua.