Ligji i Përtërirë 6:4-7
Ligji i Përtërirë 6:4-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dëgjo Izrael! ZOTI, Perëndia ynë, është një ZOT i vetëm. Duaje ZOTIN, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë forcën tënde. Mbaji në zemër këto fjalë që po të urdhëroj sot. Përsëritja fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj.
Ligji i Përtërirë 6:4-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde. Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t'ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.