Ligji i Përtërirë 6:11-12
Ligji i Përtërirë 6:11-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
në shtëpi plot me të mira, për të cilat nuk ke punuar vetë, në puse, që nuk i ke hapur vetë, në vreshta e ullishta që nuk i ke mbjellë vetë dhe kur të kesh për të ngrënë sa të ngopesh, kujdes se mos harron ZOTIN që të nxori nga toka e Egjiptit, nga vendi i skllavërisë.
Ligji i Përtërirë 6:11-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
dhe shtëpi plot me të mira që ti nuk i ke mbushur, puse të çelur që ti nuk i ke gërmuar, vreshta dhe ullishte që ti nuk i ke mbjellë; kur të kesh ngrënë dhe të jesh ngopur, ki kujdes të mos harrosh Zotin që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.