Ligji i Përtërirë 28:65-67
Ligji i Përtërirë 28:65-67 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur të jesh mes këtyre kombeve, nuk do të gjesh çlodhje, as pushim për këmbët e tua. ZOTI do të të japë atje një zemër të mpakur, sy të trishtë e shpirt të brengosur. Jeta do të të varet në fije. Do të trembesh natë e ditë e jetën nuk do ta kesh të sigurt. Në mëngjes do të thuash: “Ah, sikur të ishte mbrëmje!” e në mbrëmje: “Ah, sikur të ishte mëngjes!”, për shkak të tmerrit që të ndien zemra e të llahtarisë që të shohin sytë.
Ligji i Përtërirë 28:65-67 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe midis atyre kombeve nuk do të gjesh prehje dhe vend ku të pushojnë tabanët e këmbëve të tua; aty Zoti do të të japë një zemër të drithëruar, sy përgjërues dhe ankth në shpirt. Jeta jote do të qëndrojë përpara pezull në pasiguri; do të dridhesh natën dhe ditën dhe nuk do të kesh asnjë siguri për qenien tënde. Në mëngjes do të thuash: "Ah, të ishte mbrëmje!", dhe në mbrëmje do të thuash: "Ah, të ishte mëngjes!", për shkak të llahtarës që do të mbushë zemrën tënde dhe të pamjes që do të shohin sytë e tu.