Ligji i Përtërirë 28:1-6
Ligji i Përtërirë 28:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Nëse vërtet e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, dhe i mban e i zbaton të gjitha urdhërimet e tij, që unë po të urdhëroj sot, ZOTI, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi çdo komb në tokë. Nëse e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, do të të mbulojnë e do të të përcjellin të gjitha këto bekime: i bekuar do të jesh në qytet e i bekuar në fushë. I bekuar do të jetë fryti i barkut tënd, i dheut e i kafshëve të tua, pjella e qeve dhe të vegjlit e dhenve. E bekuar do të jetë shporta dhe magjja jote. I bekuar do të jesh kur të mbërrish e i bekuar kur të nisesh.
Ligji i Përtërirë 28:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Tani, në rast se ti i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh tërë urdhërimet e tij që sot unë po të urdhëroj, do të ndodhë që Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi të gjitha kombet e dheut; të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë, në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd: Do të jesh i bekuar në qytete dhe në fshatra. I bekuar do të jetë edhe fryti i barkut tënd, fryti i tokës dhe i bagëtisë sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua. Të bekuara do të jenë shporta dhe magjja jote. Do të jesh i bekuar kur hyn dhe i bekuar kur del.