Ligji i Përtërirë 11:26-28
Ligji i Përtërirë 11:26-28 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin; bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj; mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.
Ligji i Përtërirë 11:26-28 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja, sot po ju vë përpara bekimin e mallkimin: bekimin, nëse i dëgjoni urdhërimet e ZOTIT, Perëndisë tuaj, që po ju urdhëroj sot; mallkimin, nëse nuk i dëgjoni urdhërimet e ZOTIT, Perëndisë tuaj, e largoheni nga udha që po ju urdhëroj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i njihni.