2 Timoteut 2:8-13
2 Timoteut 2:8-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kujto Jezu Krishtin, të ngjallur prej të vdekurve, pasardhës i Davidit, sipas ungjillit tim, për të cilin unë po vuaj deri në pranga si keqbërës. Por fjala e Perëndisë nuk lidhet me pranga. Prandaj unë i duroj të gjitha për hir të të zgjedhurve, që edhe ata të marrin shpëtimin përmes Krishtit Jezu bashkë me lavdinë e amshuar. Kjo fjalë është e besueshme: Nëse kemi vdekur me Krishtin, edhe do të jetojmë me të; nëse durojmë, edhe do të mbretërojmë me të; nëse do ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë; nëse jemi mosbesues, ai mbetet besnik, pasi ai nuk mund të mohojë veten.
2 Timoteut 2:8-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kujto që Jezu Krishti, nga fisi i Davidit, u ngjall së vdekuri sipas ungjillit tim, për të cilin unë po vuaj deri edhe në pranga posi keqbërës; por fjala e Perëndisë nuk lidhet në pranga. Prandaj unë i duroj të gjitha për shkak të të zgjedhurve, që ata të kenë shpëtimin që është në Krishtin Jezus, bashkë me lavdi të përjetshme. Kjo fjalë është e vërtetë, sepse, nëse ne vdiqëm me të, me të edhe do të rrojmë; në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të; po ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë. Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.