2 Timoteut 2
2
Ushtar i mirë
1Ti, biri im, forcohu nga hiri që vjen përmes Krishtit Jezu. 2Ato që dëgjove prej meje para shumë dëshmitarëve besojua njerëzve besnikë, të cilët do të jenë të zotët të mësojnë edhe të tjerët.
3Bashkohu në vuajtje si ushtar i mirë i Krishtit Jezu. 4Asnjë ushtar që është nën armë, nuk ngatërrohet me punët e jetës së përditshme, sepse do që t'i pëlqejë eprorit që e thirri ushtar. 5Po ashtu, kush futet në garë, nuk kurorëzohet po të mos ketë luajtur sipas rregullave. 6Bujku që mundohet duhet të marrë i pari pjesën e fryteve. 7Mendo për këto që po të them, sepse Zoti do të të ndihmojë të kuptosh gjithçka.
8Kujto Jezu Krishtin, të ngjallur prej të vdekurve, pasardhës i Davidit, sipas ungjillit tim, 9për të cilin unë po vuaj deri në pranga si keqbërës. Por fjala e Perëndisë nuk lidhet me pranga. 10Prandaj unë i duroj të gjitha për hir të të zgjedhurve, që edhe ata të marrin shpëtimin përmes Krishtit Jezu bashkë me lavdinë e amshuar. 11Kjo fjalë është e besueshme:
Nëse kemi vdekur me Krishtin,
edhe do të jetojmë me të;
12nëse durojmë,
edhe do të mbretërojmë me të;
nëse do ta mohojmë,
edhe ai do të na mohojë;
13nëse jemi mosbesues,
ai mbetet besnik,
pasi ai nuk mund të mohojë veten.
Punëtor i miratuar
14Këto gjëra t'ua kujtosh të gjithëve, duke iu përbetuar para Perëndisë të mos grinden me fjalë që nuk sjellin asnjë dobi, por çojnë në shkatërrim ata që i dëgjojnë. 15Mundohu të dalësh i sprovuar para Perëndisë, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që e shpjegon drejt fjalën e së vërtetës.
16Shmangu nga fjalët e zbrazëta që janë kundër besimit, sepse ato do të shtojnë mosbesimin e njerëzve 17dhe fjalët e tyre do të përhapen si gangrenë. Ndër ta janë Himeneu e Fileti, 18që dolën nga udha e së vërtetës, duke thënë se ngjallja tashmë ka ndodhur dhe kështu po përmbysin besimin e disave.
19Megjithatë, themelet e forta që vuri Perëndia qëndrojnë të patundura dhe mbajnë këtë vulë: Zoti i njeh të vetët dhe: «Le të largohet nga paudhësia kushdo që thërret emrin e Zotit».
20Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari e argjendi, por edhe prej druri e balte; disa për nderim, të tjerat për përçmim. 21Prandaj, kush e pastron veten nga këto gjëra, do të jetë enë për nderim, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.
22Braktisi epshet rinore dhe rend pas drejtësisë, besimit, dashurisë e paqes, bashkë me ata që i thërrasin Zotit me zemër të pastër. 23Shmang edhe bisedat e marra e pa kuptim, duke e ditur se sjellin grindje. 24Shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet, por duhet të jetë i butë me të gjithë, mësues i zoti, që duron të keqen, 25që i udhëzon me butësi kundërshtarët, me shpresën se Perëndia do t'i bëjë të pendohen për të njohur të vërtetën. 26Kështu ata mund të vijnë në vete e të dalin nga kurthi i djallit, i cili i mban robër të vullnetit të tij.
Aktualisht i përzgjedhur:
2 Timoteut 2: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020