2 Timoteut 2:20-21
2 Timoteut 2:20-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari e argjendi, por edhe prej druri e balte; disa për nderim, të tjerat për përçmim. Prandaj, kush e pastron veten nga këto gjëra, do të jetë enë për nderim, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.
2 Timoteut 2:20-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa për të nderuar; të tjerat për të mos nderuar. Pra, në qoftë se dikush pastrohet nga këto gjëra, do të jetë një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë.