2 i Kronikave 5:12-14
2 i Kronikave 5:12-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërkohë të gjithë këngëtarët levitë, Asafi, Hemani dhe Jedutuni, bijtë dhe vëllezërit e tyre, të veshur me veshje të bardha liri, me cimbale, me harpa dhe me qeste në dorë, qëndronin më këmbë në lindje të altarit. Bashkë me ta ishin njëqind e njëzet priftërinj që u binin borive. Ata që u binin borive dhe këngëtarët këndonin në një zë, duke i thurur himne ZOTIT e duke falënderuar me tingujt e borive, cimbaleve e veglave të tjera muzikore, e duke thënë: «Përlëvdoni ZOTIN, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë». Atëherë, tempulli i ZOTIT u mbulua nga një re. Priftërinjtë nuk mundën të qëndronin më në tempull e të kryenin shërbesën për shkak të resë. Tempullin e Perëndisë e kishte mbushur lavdia e ZOTIT.
2 i Kronikave 5:12-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
dhe tërë levitët këngëtarë, Asafi, Hemani, Jeduthuni, bijtë dhe vëllezërit e tyre, të veshur me li të bardhë, me cembale, harpa dhe qeste në dorë rrinin më këmbë në lindje të altarit, dhe bashkë me ta njëqind e njëzet priftërinjtë që u binin borive) dhe kur trumbetarët dhe këngëtarët si një njeri i vetëm bënë të dëgjohet bashkërisht zëri i tyre për të lëvduar dhe për të kremtuar Zotin dhe e ngritën zërin në tingullin e borive, të cembaleve dhe të veglave të tjera muzikore dhe lëvduan Zotin: "Sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetësi", ndodhi që shtëpia, shtëpia e Zotit, u mbush me një re, dhe priftërinjtë nuk mundën të rrinin për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Perëndisë.