1 Timoteut 5:6-10
1 Timoteut 5:6-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa ajo që jeton në shthurje është e vdekur edhe pse rron. Kështu porositi vejushat, që të jenë të paqortueshme. Por kush nuk kujdeset për të afërmit e sidomos për ata të shtëpisë së vet, ky e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një i pafe. Vejusha të regjistrohet në listën e vejushave kur të jetë jo më pak se gjashtëdhjetë vjeçe dhe të ketë qenë gruaja e një burri të vetëm. Ajo duhet të njihet për vepra të mira: i ka edukuar mirë fëmijët, ka qenë mikpritëse, u ka larë këmbët të shenjtëve, i ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar çdo vepre të mirë.
1 Timoteut 5:6-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ndërsa ajo që jeton e shthurur, ndonëse rron, është e vdekur. Porosit edhe këto gjëra, që të jenë të patëmeta. Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar. Një e ve të regjistrohet në listën e vejushave, po të jetë jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, të ketë qenë bashkëshorte e një burri të vetëm, dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.