1 Timoteut 5:17-21
1 Timoteut 5:17-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pleqtë që drejtojnë mirë bashkësinë, le të shpërblehen dyfish, sidomos ata që mundohen në predikim e në mësimdhënie. Sepse Shkrimi thotë: kaut që shin, mos i vër kapistër dhe: «Punëtori e meriton pagën e vet». Kundër plakut të kishës mos prano padi, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë. Ata që mëkatojnë, qortoji para të gjithëve, që të kenë frikë edhe të tjerët. Të përbetohem para Perëndisë dhe Krishtit Jezu dhe engjëjve të zgjedhur, që t'i zbatosh këto gjëra pa paragjykim e të mos bësh asgjë me anësi.
1 Timoteut 5:17-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim. Sepse Shkrimi thotë: "Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë", dhe: ''Punëtori e ka hak mëditjen e tij''. Mos prano asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë. Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë. Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t'i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.