1 Thesalonikasve 5:21-28
1 Thesalonikasve 5:21-28 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shqyrtoni çdo gjë, mbani atë që është e mirë. Hiqni dorë nga çdo lloj ligësie. Vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë plotësisht dhe gjithë qenia juaj, shpirt, mendje e trup qoftë e paqortueshme kur të vijë Zoti ynë Jezu Krisht. Perëndia që ju thirri është besnik dhe do ta bëjë atë që ka thënë. Vëllezër, lutuni edhe për ne. Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë. Ju përbetohem në emër të Zotit, që kjo letër t'u lexohet të gjithë vëllezërve. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

1 Thesalonikasve 5:21-28 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Provoni të gjitha, mbani të mirën. Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë. Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë. Vëllezër, lutuni për ne. Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë. Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t'u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.