Shqyrtoni çdo gjë, mbani atë që është e mirë. Hiqni dorë nga çdo lloj ligësie. Vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë plotësisht dhe gjithë qenia juaj, shpirt, mendje e trup qoftë e paqortueshme kur të vijë Zoti ynë Jezu Krisht. Perëndia që ju thirri është besnik dhe do ta bëjë atë që ka thënë. Vëllezër, lutuni edhe për ne. Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë. Ju përbetohem në emër të Zotit, që kjo letër t'u lexohet të gjithë vëllezërve. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!
Lexo 1 Selanikasve 5
Dëgjoj 1 Selanikasve 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Selanikasve 5:21-28
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video