1 i Samuelit 17:48-53
1 i Samuelit 17:48-53 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur filistini u ngrit e iu afrua, Davidi nxitoi e doli me vrap në fushëbetejë që të ndeshej me të. Futi dorën në trastë, mori që andej një gur, e vërviti me hobe, e qëlloi filistinin në lule të ballit e guri iu ngul në ballë. Filistini u shemb me fytyrë përdhe. Davidi fitoi kundër filistinit vetëm me një hobe e me një gur. E qëlloi filistinin dhe e vrau, edhe pse Davidi nuk kishte shpatë në dorë. Atëherë nxitoi, u hodh mbi filistinin, ia mori shpatën dhe, si ia nxori nga milli, e theri e ia preu kokën. Filistinët ia mbathën sapo panë se u vdiq trimi. Atëherë burrat e Izraelit e të Judës u ngritën, lëshuan kushtrimin e i ndoqën filistinët deri në Gat e deri te portat e Ekronit. Kufomat e filistinëve u dergjën udhës së Sharaimit deri në Gat e në Ekron. Pastaj izraelitët u kthyen nga ndjekja e filistinëve dhe plaçkitën fushimet e tyre.
1 i Samuelit 17:48-53 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur filisteu lëvizi dhe shkoi përpara për t'u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjëherë drejt mejdanit, ballë filisteut; vuri dorën në thes, nxori prej tij një gur, e hodhi me hobenë dhe e goditi në ballë filisteun; guri iu fut në ballë dhe ai ra me fytyrë për tokë. Kështu Davidi me një hobe dhe një gur mundi filisteun; e goditi dhe e vrau, megjithëse Davidi nuk kishte asnjë shpatë në dorë. Pastaj Davidi vrapoi, u hodh mbi filisteun, ia mori shpatën dhe e vrau duke i prerë me të kokën. Kur filistenjtë e panë që heroi i tyre vdiq, ikën me vrap. Atëherë njerëzit e Izraelit dhe të Judës u ngritën, duke lëshuar britma lufte, dhe i ndoqën filistenjtë deri në hyrjen e luginës dhe në portat e Ekronit. Filistenjtë e plagosur për vdekje ranë në rrugën e Shaarimit, deri në Gath dhe në Ekron. Kur bijtë e Izraelit u kthyen nga ndjekja e filistenjve, plaçkitën kampin e tyre.