Kur filistini u ngrit e iu afrua, Davidi nxitoi e doli me vrap në fushëbetejë që të ndeshej me të. Futi dorën në trastë, mori që andej një gur, e vërviti me hobe, e qëlloi filistinin në lule të ballit e guri iu ngul në ballë. Filistini u shemb me fytyrë përdhe. Davidi fitoi kundër filistinit vetëm me një hobe e me një gur. E qëlloi filistinin dhe e vrau, edhe pse Davidi nuk kishte shpatë në dorë. Atëherë nxitoi, u hodh mbi filistinin, ia mori shpatën dhe, si ia nxori nga milli, e theri e ia preu kokën. Filistinët ia mbathën sapo panë se u vdiq trimi. Atëherë burrat e Izraelit e të Judës u ngritën, lëshuan kushtrimin e i ndoqën filistinët deri në Gat e deri te portat e Ekronit. Kufomat e filistinëve u dergjën udhës së Sharaimit deri në Gat e në Ekron. Pastaj izraelitët u kthyen nga ndjekja e filistinëve dhe plaçkitën fushimet e tyre.
Lexo 1 Samuelit 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 17:48-53
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video