1 e Korintasve 7:1-24
1 e Korintasve 7:1-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sa për ato që më shkruat, mirë është që njeriu të mos prekë grua. Por për të mos rënë në kurvëri, çdo burrë le të ketë gruan e vet dhe çdo grua të ketë burrin e vet. Burri le të përmbushë detyrimin e tij martesor ndaj gruas dhe po ashtu edhe gruaja ndaj burrit. Gruaja nuk e zotëron trupin e vet, por e zotëron burri i saj. Po ashtu edhe burri nuk e zotëron trupin e vet, por e zotëron gruaja e tij. Mos iu privoni njëri-tjetrit, përveçse kur keni vendosur që për pak kohë t'i përkushtoheni lutjes. Pastaj bashkohuni përsëri, që për shkak të mospërmbajtjes suaj të mos ju tundojë Satani. Këtë nuk e them si urdhër, por si diçka që është e lejueshme. Unë do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë, por secili ka dhuntinë e vet nga Perëndia, njëri kështu e tjetri ashtu. Të pamartuarve dhe vejushave u them se është mirë të qëndrojnë si unë. Por, nëse nuk përmbahen dot, le të martohen, sepse është më mirë të martohen se të digjen nga dëshirat. Të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri. Nëse ndahet, le të qëndrojë e pamartuar ose të pajtohet me burrin. Dhe burri të mos e lërë gruan. Ndërsa të tjerëve u them unë, jo Zoti, se nëse një vëlla ka për grua një jobesimtare dhe ajo pranon të jetojë me të, të mos e lërë. Dhe nëse një grua ka për burrë një jobesimtar dhe ai pranon të jetojë me të, të mos e lërë burrin. Sepse burri jobesimtar do të shenjtërohet nga gruaja dhe gruaja jobesimtare do të shenjtërohet nga burri. Përndryshe fëmijët tuaj do të ishin të papastër, por tani janë të shenjtë. Nëse jobesimtari dëshiron të ndahet, le të ndahet. Besimtari ose besimtarja nuk janë më të lidhur nga këto gjëra, sepse Perëndia ju ka thirrur në paqe. Nga e di ti, o grua? Ndoshta do ta shpëtosh burrin. Nga e di ti, o burrë? Ndoshta do ta shpëtosh gruan. Sa për të tjerat, secili të jetojë ashtu siç i ka dhënë Zoti dhe ashtu siç ka qenë kur e thirri Perëndia. Kështu urdhëroj për të gjitha kishat. Nëse dikush u thirr kur ishte i rrethprerë, të mos mundohet ta ndreqë rrethprerjen. Nëse dikush u thirr kur ishte i parrethprerë, të mos rrethpritet. Rrethprerja dhe parrethprerja nuk janë asgjë, por ajo që ka rëndësi është zbatimi i urdhërimit të Perëndisë. Secili të mbetet siç ishte kur e thirri Perëndia. Ishe skllav kur u thirre nga Perëndia? Mos u shqetëso për këtë, por nëse të jepet mundësia të fitosh lirinë, atëherë më mirë shfrytëzoje. Ai që u thirr nga Zoti kur ishte skllav, mori lirinë prej tij. Po ashtu edhe ai që u thirr kur ishte i lirë, është skllav i Krishtit. Perëndia ju bleu me një çmim. Mos u bëni skllevër të njerëzve! Vëllezër, secili të mbetet para Perëndisë siç ishte kur u thirr prej tij.

1 e Korintasve 7:1-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua. Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet. Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit. Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja. Mos ia privoni njëri-tjetrit, përveç në qoftë se jeni marrë vesh, për një farë kohe, që t'i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj. Dhe këtë unë e them si leje, jo si urdhërim, sepse do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë; por secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njeri kështu dhe tjetri ashtu. Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë, por në qoftë se s'kanë vetëkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh. Kurse të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri, dhe në qoftë se ndahet, të mbetet e pamartuar, ose të pajtohet me burrin e saj. Dhe burri të mos e lërë gruan. Dhe të tjerëve u them unë, jo Zoti: në qoftë se një vëlla ka një grua jobesimtare dhe ajo pranon të jetojë bashkë me të, të mos e lërë atë. Edhe gruaja, që ka një burrë jobesimtar, në qoftë se ai pranon të jetojë bashkë me të, të mos e lërë atë, sepse burri jobesimtar është shenjtëruar me anë të gruas, dhe gruaja jobesimtare është shenjtëruar me anë të burrit, sepse përndryshe fëmijët do të ishin të papastër; kurse kështu janë të shenjtë. Nëse jobesimtari ndahet, le të ndahet; në këto raste vëllai ose motra nuk janë më të lidhur; por Perëndia na ka thirrur në paqe. Sepse çfarë di ti, o grua, nëse ke për ta shpëtuar burrin? Ose ç'di ti, o burrë, nëse ke për ta shpëtuar gruan? Gjithsesi secili të vazhdojë të jetojë ashtu si ia ka dhënë Perëndia dhe ashtu sikurse e thirri Zoti; dhe kështu urdhëroj në të gjitha kishat. A u thirr ndokush kur ishte i rrethprerë? Le të mos bëhet i parrethprerë. Dikush u thirr kur ishte i parrethprerë? Le të mos rrethpritet. Rrethprerja nuk është asgjë dhe parrethprerja nuk është asgjë, vetëm zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë ka rëndësi. Gjithsecili le të mbetet në atë gjendje në të cilën ishte thirrur. A je thirrur kur ishe skllav? Mos u pikëllo; por nëse mund të bëhesh i lirë, më mirë ta bësh këtë. Sepse ai që është thirrur në Zotin kur ishte skllav, është i liruari i Zotit; po ashtu ai që është thirrur kur ishte i liruar, është skllav i Krishtit. Ju jeni blerë me një çmim, mos u bëni skllevër të njerëzve. Vëllezër, secili le të mbetet te Perëndia në gjendjen në të cilën është thirrur.