1 i Kronikave 3:1-9
1 i Kronikave 3:1-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Këta janë bijtë e Davidit që i lindën në Hebron: Amnoni, i parëlinduri prej Ahinoamës nga Izreli, i dyti Danieli, nga Abigajla prej Karmeli, i treti Absalomi, biri i Makës, së bijës së Talmait, mbretit të Geshurit, i katërti Adonjahu, biri i Hagitës, i pesti Shefatjahu i Abitalës, i gjashti Itreami, prej Eglasë, gruas së vet. Gjashtë i lindën në Hebron. Ai mbretëroi atje për shtatë vjet, ndërsa në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet. Në Jerusalem i lindën këta: Shimeai, Shobabi, Natani, Solomoni, të katërt prej Batshuasë, bijës së Amielit, pastaj Ibhari, Elishamai, Elifeleti, Nogahu, Nefegu, Jafiai, Elishamai, Eliadai, Elifeleti, pra nëntë. Të gjithë ishin bij të Davidit, pa bijtë e shemrave. Për motër kishin Tamarën.
1 i Kronikave 3:1-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Këta ishin bijtë e Davidit, që i lindën në Hebron; i parëlinduri ishte Amnoni, nga Ahinoami, jezreelitja; i dyti ishte Danieli, nga Abigail, karmelitja; i treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit; i pesti ishte Shefatiahu nga Abitali; i gjashti ishte Ithreami, nga Eglahu, bashkëshortja e tij. Këta të gjashtë i lindën në Hebron. Ai mbretëroi atje shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet. Këta përkundrazi i lindën në Jeruzalem; Shimea, Shobabi, Nathani dhe Salomoni, domethënë katër fëmijë të lindur nga Bath-Sheba, e bija e Amielit. Ishin përveç tyre Ibhari, Elishama, Elifeleti, Nogahu, Nefegu, Jafia, Elishama, Eliada dhe Elifeleti, gjithsej nëntë. Tërë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur bijtë e konkubinave të tij. Tamara ishte motra e tyre.