Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 83

83
1O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!
2Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.
3Thurin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.
4Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".
5Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.
6Çadrat e Edomit dhe ismaelitët, Moabi dhe hagarenët,
7Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;
8dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)
9Vepro me ta ashtu si bëre me Midianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,
10të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.
11Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,
12sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".
13O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.
14Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,
15kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trembi me uraganin tënd.
16Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.
17U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;
18dhe ta dinë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 83: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr