Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim? Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur. Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta; ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri. Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh. Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar. I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t'i shkatërroj. I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia. Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje; ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin.
Lexo Psalmet 18
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 18:31-40
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video