Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 116

116
1Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.
2Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.
3Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.
4Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".
5Zoti është i dhembshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.
6Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.
7Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.
8Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.
9Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.
10Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,
11dhe thosha gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".
12Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?
13Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.
14Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.
15Është e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.
16Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.
17Unë do të të ofroj një flijim falënderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
18Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,
19në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 116: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr