Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë! Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija. Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira. Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr. Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre. Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qiejve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.
Lexo Mateu 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 7:13-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video