Jobi 31
31
1"Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi; si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë?
2Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta?
3A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen?
4Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj?
5Në rast se kam vepruar me falsitet, ose në rast se këmba ime është shpejtuar të ndjekë mashtrimin,
6le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.
7Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia,
8le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjosshin.
9Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim,
10gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.
11Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët,
12një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia.
13Në rast se kam hedhur poshtë të drejtën e shërbëtorit tim dhe të shërbëtores sime, kur po grindeshin me mua,
14çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t'i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari?
15Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?
16Në rast se u kam refuzuar të varfërve atë që dëshironin dhe bëra të veniten sytë e gruas së ve,
17në rast se e hëngra vetëm copën e bukës pa i dhënë një pjesë jetimit,
18(por që në rininë time unë e rrita si një baba, dhe që në bark të nënës sime e kam ndihmuar gruan e ve)
19në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej,
20në rast se ijët e tij nuk më kanë bekuar, dhe nuk është ngrohur me leshin e qengjave të mi,
21në qoftë se kam ngritur dorën kundër jetimit, sepse e dija që do të ndihmohesha tek porta,
22supi im u ndaftë nga shpatulla, krahu im u theftë në bërryl!
23Sepse fatkeqësia që vjen nga Perëndia më kall drithma, dhe për shkak të madhështisë së tij nuk mund të bëj asgjë.
24Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: "Ti je shpresa ime",
25në rast se jam gëzuar sepse pasuritë e mia ishin të mëdha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumë pasuri,
26në qoftë se kam shikuar diellin kur shkëlqen ose hënën që shkonte përpara duke ndritur, dhe zemra ime u mashtrua tinëz dhe goja ime puthi dorën time;
27edhe ky do të ishte një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, sepse do të kisha mohuar Perëndinë që rri aty lart.
28Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fatkeqësia
29(por unë nuk e lejova gojën time të mëkatonte, duke i uruar të vdesë me një mallkim);
30në qoftë se njerëzit e çadrës sime nuk kanë thënë: "Kush mund të gjejë një që nuk është ngopur me mishin e tij?".
31(përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit);
32në rast se i kam mbuluar mëkatet e mia si Adami, duke e fshehur fajin tim në gji,
33sepse kisha frikë nga turma e madhe dhe përbuzja e familjeve më tmerronte, kështu që rrija i heshtur pa dalë nga shtëpia.
34Ah, sikur të kisha një që të më dëgjonte! Ja firma ime! I Plotfuqishmi të më përgjigjet! Kundërshtari im të shkruajë një dokument,
35dhe unë do ta mbaja me siguri mbi shpatullat e mia, dhe do ta mbaja si një diademë
36do t'i jepja llogari për të gjitha hapat e mia, duke iu paraqitur si një princ.
37Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të,
38në rast se kam ngrënë frytin e saj pa paguar, në rast se u kam nxjerrë frymën e fundit zotërve të saj,
39në vend të grurit u rritshin ferra dhe barëra të këqija në vend të elbit".
40Këtu mbarojnë fjalët e Jobit.
Aktualisht i përzgjedhur:
Jobi 31: ALBB
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr