Jobi 28
28
1"Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.
2Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirë jep bakrin.
3Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellësitë më të mëdha në kërkim të gurëve të varrosur në terr dhe në hijen e vdekjes.
4Ai çel një pus larg vendbanimit, në vende të harruara nga këmbësorët; janë pezull dhe lëkunden larg njerëzve.
5Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.
6Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.
7Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë.
8Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.
9Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.
10Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.
11Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura.
12Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?
13Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.
14Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".
15Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.
16Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.
17Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.
18Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.
19Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.
20Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?
21Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.
22Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".
23Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,
24sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.
25Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,
26kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,
27atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,
28dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t'i largohesh së keqes është zgjuarsi"".
Aktualisht i përzgjedhur:
Jobi 28: ALBB
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr