Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hebrenjve 12:1-11

Hebrenjve 12:1-11 ALBB

Prandaj edhe ne, duke qenë të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, duke hedhur tej çdo barrë dhe mëkatin që na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh, duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë. Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj. Ju akoma nuk keni qëndruar deri në gjak, duke luftuar kundër mëkatit, dhe keni harruar këshillën që ju drejtohet juve porsi bijve: ''Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton, sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen''. Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t'ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korrigjon i ati? Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjesëtarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij. Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar? Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjesëtarë të shenjtërisë së tij. Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Hebrenjve 12:1-11