Mbas këtyre gjërave, nën mbretërimin e Artakserksit, mbretit të Persisë, Ezdra, bir i Serajahut, bir i Azarias, bir i Hilkiahut,
bir i Shalumit, biri i Tsadokut, bir i Ahitubit,
bir i Amariahut, bir i Azarias, bir i Merajothit,
bir i Zerajahut, bir i Uzit, bir i Bukit,
bir i Abishuas, bir i Finehasit, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, kryeprift;
ky Ezdra vinte nga Babilonia. Ishte një shkrues kompetent në ligjin e Moisiut të dhënë nga Zoti, Perëndia i Izraelit. Mbreti i dha të gjitha ato që ai kërkoi, sepse dora e Zotit, Perëndisë së tij, ishte mbi të.
Në vitin e shtatë të mbretit Artakserksit, ngjitën gjithashtu në Jeruzalem disa nga bijtë e Izraelit dhe të priftërinjve, levitë, këngëtarë, derëtarë dhe nethinenj.
Ezdra arriti në Jeruzalem në muajin e pestë, që ishte viti i shtatë i mbretit.
Ai e filloi udhëtimin e tij nga Babilonia ditën e parë të muajit të parë dhe arriti në Jeruzalem ditën e parë të muajit të pestë, sepse dora mirëbërëse e Perëndisë së tij ishte mbi të.
Në të vërtetë Ezdra i ishte kushtuar me gjithë zemër të studionte ligjin e Zotit, ta zbatonte në praktikë dhe të mësonte në Izrael statutet dhe dekretet.