Por tani doli në Egjipt një mbret i ri, që nuk e kishte njohur Jozefin. Ai i tha popullit të tij: "Ja, populli i bijve të Izraelit është më i shumtë dhe më i fortë se ne. Të përdorim, pra, dinakëri ndaj tyre, me qëllim që të mos shumëzohen dhe, në rast lufte të mos bashkohen me armiqtë tanë dhe të luftojnë kundër nesh, dhe pastaj të largohen nga vendi". Vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t'i shtypnin me angaritë e tyre. Kështu ata i ndërtuan Faraonit qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses. Por sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin; prandaj egjiptasit arritën të kenë shumë frikë nga bijtë e Izraelit, dhe egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t'u shërbenin me ashpërsi, dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t'i bënin tërë këto punë me ashpërsi.
Lexo Eksodi 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Eksodi 1:8-14
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video