Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

2 e Korintasve 11:1-15

2 e Korintasve 11:1-15 ALBB

Oh, sa do të dëshiroja që ju të duronit pak marrëzi me mua! Po në fakt, ju më duroni. Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t'ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dëlirë. Por druaj se, ashtu si gjarpri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit. Sepse, po të vinte dikush dhe t'ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë. Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar. Dhe, megjithëse jam i thjeshtë në të folur, nuk jam i tillë në dituri; madje me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjërat jua kemi treguar. Mos vallë bëra mëkat duke e ulur veten time që të lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perëndisë? Kam rrjepur kishat e tjera, duke marrë një rrogë që t'ju shërbej juve. Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem. Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, për sa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë. Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perëndia e di. Por atë që bëj, do ta bëj përsëri, që t'u pres çdo shkas atyre që duan shkas, që ata të gjenden si edhe ne, në atë gjë, për të cilën mburren. Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit. Dhe nuk është për t'u çuditur, sepse Satani vetë shndërrohet në engjëll drite. Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.