Zakaria 6
6
Vegimi i karrocave
1Ngrita sërish sytë e, ja, pashë katër karroca që po dilnin mes dy malesh. Malet ishin prej bronzi. 2Kuajt e karrocës së parë ishin të kuq, ata të karrocës së dytë të zinj, 3të karrocës së tretë të bardhë e të karrocës së katërt laramanë. Kuajt ishin të fuqishëm. 4Atëherë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Çfarë janë këto, imzot?». 5Engjëlli m'u përgjigj: «Këto janë katër erërat e qiellit, që dalin pasi paraqiten para Zotit të mbarë tokës». 6Karroca me kuaj të zinj u nis drejt veriut, ajo me kuaj të bardhë u nis më pas#6.6 ose: drejt perëndimit dhe ajo me kuaj laramanë u nis drejt jugut. 7Kuajt turfullonin e mezi pritnin të përshkonin tokën. Ai u tha: «Shkoni e bjerini tokës kryq e tërthor!». Kështu, ata dolën dhe përshkuan tokën. 8Ai më thirri e më tha: «Shih, ata që dolën drejt veriut i kanë dhënë prehje shpirtit#6.8 ose: e kënaqën shpirtin tim tim në tokën e veriut».
Kurorat
9Fjala e Zotit m'u drejtua: 10«Merri dhuratat e të mërguarve, prej Heldait, prej Tobisë e prej Jedajahut, që u kthyen nga Babilonia e shko te shtëpia e Josisë, birit të Sofonisë. 11Merre argjendin e arin e bëj kurora. Vendose në kokën e kryepriftit Jozueh, birit të Jehocadakut e 12thuaji: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: ja, ai që quhet pinjoll, do të mbijë që këtu e do të ndërtojë tempullin e Zotit. 13Ai do ta ndërtojë tempullin e Zotit, do të ketë lavdi e do të sundojë ulur mbi fron. Në fron do të ulet edhe një prift e mes tyre do të ketë paqe”. 14Kurorat të rrinë në tempullin e Zotit si përkujtimore në nder të Helemit, Tobisë, Jedajahut e Henit, birit të Sofonisë.
15Edhe nga larg do të vijnë njerëz për të ndërtuar tempullin e Zotit. Kështu do ta dini që Zotit i ushtrive më dërgoi te ju. Kjo gjë ka për të ndodhur nëse me të vërtetë e dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj».
Aktualisht i përzgjedhur:
Zakaria 6: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020