Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zakaria 3

3
Vegimi për kryepriftin
1Atëherë më dëftoi kryepriftin Jozueh. Ai po qëndronte para engjëllit të Zotit e në të djathtë kishte Satanin që po e padiste. 2Engjëlli i tha Satanit: «Zoti të qortoftë, o Satan! Të qortoftë Zoti, ai që ka zgjedhur Jerusalemin! A nuk është ky si kërcuri që i shpëtoi zjarrit?». 3Ndërkohë Jozuehu po qëndronte para engjëllit, i veshur me rroba të fëlliqura. 4Engjëlli u tha atyre që po qëndronin para tij: «Hiqjani rrobat e fëlliqura!». Pastaj i tha Jozuehut: «Ja, ta hoqa fajin e po të vesh me rroba të denja». 5Ai tha: «Vërini mbi krye një fes të pastër». Ata i vunë mbi krye një fes të pastër dhe e veshën, ndërkohë që engjëlli i Zotit po qëndronte më këmbë.
6Atëherë engjëlli i Zotit e porositi Jozuehun: 7«Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Nëse ecën udhës sime e i mban urdhërimet e mia, do të gjykosh shtëpinë time e do të kujdesesh për oborrin tim. Do të të lejoj të shkosh e të vish mes këtyre që po qëndrojnë këtu. 8Dëgjo, o kryeprifti Jozueh, ti dhe bashkëpunëtorët e tu që qëndrojnë para teje, se ju jeni oguri që unë po sjell shërbëtorin tim, pinjollin. 9Ja, guri që vendosa para Jozuehut, një gur i vetëm me shtatë faqe#3.9 ose: sy. Ja, mbi të do ta skalit mbishkrimin, kumton Zoti i ushtrive, e do ta heq brenda ditës fajin e kësaj toke. 10Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do ta ftoni njëri-tjetrin nën hijen e hardhisë e të fikut”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Zakaria 3: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë