Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zakaria 13

13
1«Atë ditë do të çelet një burim për shtëpinë e Davidit e për banorët e Jerusalemit që të pastrojnë mëkatet e papastërtitë».
Kundër idhujve
2«Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do t'i shuaj emrat e idhujve prej tokës, që të mos kujtohen më. Do t'i zhduk nga vendi edhe profetët bashkë me shpirtin e papastër. 3E, në daltë ndonjë profet për të profetizuar, i ati dhe e ëma që i bënë kokën, do t'i thonë: “Mos e paç jetën e gjatë, se rrena fole në emër të Zotit”. E atëherë i ati dhe e ëma do ta shporojnë kur të profetizojë. 4Atë ditë, çdo profet do të turpërohet për vegimet që shpall me profecitë e veta; nuk do ta veshë petkun e leshtë që të fshihet 5e do të thotë: “Unë nuk jam profet! Jam bujkrob, se më shitën#13.5 të tjerë: toka është prona ime që kur isha i ri”. 6E në e pyetshin: “Çfarë janë këto plagë në kraharor?”. Do të thotë: “U plagosa në shtëpinë e miqve”».
Kundër bariut
7«Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim,
kundër të afërtit që kam pranë,
kumton Zoti i ushtrive.
Godite bariun, që delet të shpërndahen.
Dorën do ta shtrij kundër vocërrakëve.
8Dy të tretat e mbarë tokës, kumton Zoti,
do të zhbihen, do të marrin fund,
vetëm një e treta do të mbijetojë.
9Nëpër zjarr do ta kaloj këtë të tretë,
do ta pastroj siç pastrohet argjendi,
do ta sprovoj siç sprovohet ari.
Do ta thërrasin ata emrin tim
e unë do t'u përgjigjem.
Do t'u them: “Populli im”
e ata do të thonë: “Zoti, Perëndia ynë”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Zakaria 13: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr