Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kënga e këngëve 7

7
Mikeshat
1 # 7.1 të tjerë e rendisin si 6.13 Kthehu, o shulamite, kthehu!
Kthehu, të të kundrojmë, kthehu!
Ç't'i kundroni shulamites
që është si vallja mes dy fushimesh?
Ai
2Sa të hijshme i ke këmbët në sandale,
o bijë fisnikësh!
Vijat e ijëve të tua porsi stoli,
vepër kryemjeshtërore.
3Kërthiza jote si kupë e rrumbullt
që s'mbetet kurrë pa verë erëmirë.
Barku yt porsi pirg gruri
me lilakë rrethuar.
4Dy gjinjtë e tu si dy kaproj
binjakë të drenushës.
5Qafa jote si kullë fildishi,
sytë e ty si pellgjet e Heshbonit
te porta e Bat Rabimit.
Hunda jote si kullë Libani
me pamje nga Damasku.
6Kokën si Karmeli e ke
e flokët porsi purpur,
në gërsheta një mbret u zu.
7Sa e bukur je e sa e hirshme,
o dashuri, e tëra kënaqësi.
8Shtati yt porsi palma,
porsi vile gjinjtë e tu.
9Thashë me vete:
«Do t'i ngjitem palmës
e do t'ia vjel unë vilet».
Qofshin gjinjtë e tu
si vile rrushi
e porsi era e mollës,
era e frymës sate.
10Qiellza jote si vera më e mirë
që rrjedh këndshëm
e rrëshqet lëmuar
ndër buzë e ndër dhëmbë.
Ajo
11Unë i përkas të shtrenjtit tim
e ai fort më dëshiron.
12Eja, o i shtrenjti im,
të dalim ndër fusha,
të bujmë ndër katunde.
13Të shkojmë herët ndër vreshta,
të shohim a çeli hardhia,
a shpërtheu sythi,
a lulëzuan shegët.
Atje dashurinë time
ty do të ta dhuroj.
14Madërgonat lëshojnë erë,
te dera e shtëpisë çdo të mirë kemi,
të re e të vjetër.
Për ty i kam ruajtur,
o i shtrenjti im.

Aktualisht i përzgjedhur:

Kënga e këngëve 7: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr