Zbulesa 8
8
Vula e shtatë
1Kur Qengji theu vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë ore. 2Pastaj pashë shtatë engjëjt që qëndronin para Perëndisë. Atyre iu dhanë shtatë trumbeta.
3Erdhi edhe një engjëll tjetër dhe qëndroi para altarit duke mbajtur një temjanicë të artë. Atij iu dha shumë temjan, që ta kushtonte bashkë me lutjet e të gjithë të shenjtëve mbi altarin e artë që ndodhet përballë fronit. 4Nga dora e engjëllit u ngjit drejt Perëndisë tymi i temjanit bashkë me lutjet e të shenjtëve.
5Pastaj engjëlli mori temjanicën, e mbushi me zjarr nga altari dhe e hodhi mbi tokë. Atëherë shpërthyen bubullima, zëra, vetëtima e tërmete.
Trumbetat
6Shtatë engjëjt, që mbanin shtatë trumbetat, i bënë gati për t'u rënë.
7I ra trumbetës engjëlli i parë. Atëherë shpërtheu breshër e zjarr përzier me gjak e u lëshua mbi tokë. Një e treta e tokës u dogj bashkë me një të tretën e pemëve dhe me gjithë barin e gjelbër.
8I ra trumbetës engjëlli i dytë. Atëherë diçka si shkëmb i madh që digjej zjarr u lëshua në det. Një e treta e detit u bë gjak, 9një e treta e gjallesave të detit ngordhi dhe një e treta e anijeve u shkatërrua.
10I ra trumbetës engjëlli i tretë. Atëherë një yll i madh që digjej si pishtar, ra nga qielli mbi një të tretën e lumenjve dhe mbi burimet e ujërave. 11Emri i yllit ishte Pelin. Një e treta e ujërave u bë e hidhur si pelini dhe shumë njerëz vdiqën nga ujërat e hidhur.
12I ra trumbetës engjëlli i katërt. Atëherë u godit një e treta e diellit, një e treta e hënës dhe një e treta e yjeve, që të errësohej një e treta e tyre. Kështu dita humbi një të tretën e ndriçimit, po ashtu edhe nata.
13Pastaj pashë dhe dëgjova një shqiponjë#8.13 dorëshk. të tjera: engjëll që fluturonte në mes të qiellit duke thirrur me zë të lartë: «Mjerë! Mjerë! Mjerë banorët e tokës, kur të dëgjojnë tingullin e trumbetave të tjera, të cilave do t'u bien tre engjëjt!».
Aktualisht i përzgjedhur:
Zbulesa 8: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020