«Engjëllit të kishës në Laodice shkruaji: kështu thotë Amen-i, dëshmitari besnik dhe i vërtetë, burimi i çdo gjëje të krijuar nga Perëndia: i njoh veprat e tua. Nuk je as i ftohtë, as i nxehtë. Sa mirë do të ishte të ishe i ftohtë ose i nxehtë! Por meqenëse je kështu i vakët, as i nxehtë, as i ftohtë, do të të vjell nga goja. Ti thua: “Jam i pasur dhe kam vënë pasuri të madhe. Nuk kam nevojë për asgjë”. Por ti nuk e di që je i mjerë e i gjorë, i varfër, i verbër e i zhveshur. Të këshilloj të blesh nga unë ar të pastruar në zjarr, që të pasurohesh, si dhe rroba të bardha që të mbulohesh e të mos duket turpi i lakuriqësisë sate. Lyej edhe sytë me kolir që të shohësh. Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që dua. Ji, pra, i zellshëm e pendohu! Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas. Nëse dikush ma dëgjon zërin e ma hap derën, unë do të hyj e do të ha darkë me të dhe ai me mua. Atë që fiton do ta vë të ulet me mua në fronin tim, ashtu siç fitova unë dhe u ula me Atin tim në fronin e tij. Kush ka veshë le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti».
Lexo Zbulesa 3
Dëgjoj Zbulesa 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 3:14-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video