Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 9

9
1Mjeshtrit të korit, për zëra të lartë#9.1 ose: për vdekjen e të birit. Psalm i Davidit.
# 9.2 Psalmet 9, 10, 25, 34, 37, 111, 112, 119 dhe 145 njihen si psalme akrostik. Çdo strofë e tyre fillon me shkronjën vijuese të alfabetit hebraik Alef
2Të përlëvdoj me gjithë zemër, o Zot,
dhe tërë veprat e tua të mrekullueshme rrëfej.
3Me ty gëzohem e ngazëllohem
dhe emrit tënd i këndoj, o i Tejlartë!
Bet
4Kur tërhiqen pas,
armiqtë e mi pengohen
e zhduken nga prania jote.
5Se ti i dhe të drejtë çështjes sime,
i ulur në fron si gjykatës i drejtë.
Gimel
6Kombet i qortove,
të paudhët i shkatërrove
dhe emrin e tyre përgjithmonë e fshive.
7Armiqtë morën fund, u rrënuan përjetë;
qyteteve u vure plojën,
askush nuk i kujton.
He
8Por Zoti qëndron përjetë,
e ka gatitur fronin për gjykim.
9Botën do ta gjykojë me drejtësi
e popujt me paanësi.
Vau
10 Zoti është strehë për të shtypurit,
strehë në kohë të vështira.
11Ata që e njohin emrin tënd
kanë besim te ti,
se ti, o Zot,
nuk i braktis ata që të kërkojnë.
Zain
12Këndojini Zotit që banon në Sion,
shpalluni popujve veprat e tij.
13Se ai që ndëshkon gjakatarët u kujtua
dhe klithmën e skamnorëve nuk e harroi.
Het
14Mëshiromë, o Zot,
që prej portave të vdekjes më shpëton.
Shiko si më poshtëruan ata që më urrejnë,
15që tërë lavditë e tua të shpall
dhe te portat e Sionit
të ngazëllej për shpëtimin tënd.
Tet
16Kombet ranë në gropën që hapën vetë,
laku që vetë e vunë ua zuri këmbën.
17 Zoti e dëfteu veten dhe bëri drejtësi,
e zuri të paudhin në grackën që vetë kishte ngritur. higajon #9.17 Fjala hebraisht Higajon mund të ketë qenë një udhëzim për melodinë apo për përdorim liturkgjik selah
Jod
18Në skëterrë rënçin të paudhët,
mbarë ato kombe që harrojnë Perëndinë.
Kaf
19Se nevojtari nuk do të harrohet kurrë,
dhe shpresa e fatkeqëve nuk do të humbë asnjëherë.
20Ngrihu, o Zot,
që të mos dalë më i fortë njeriu,
që kombet të gjykohen prej teje.
21Tmerroji, o Zot!
Kombet ta dinë mirë
se janë vetëm njerëz. selah

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 9: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr