Vër re, o populli im, ligjin tim, mba vesh fjalët e gojës sime. Gojën do të hap e do të flas me shëmbëlltyra, do të tregoj të fshehta nga e shkuara. I kemi dëgjuar e i kemi ditur, etërit tanë na i kanë treguar. Nuk do t'ua mbajmë të fshehta bijve të tyre, brezit të ardhshëm do t'ua tregojmë, veprat e lavdishme dhe fuqinë e ZOTIT, mrekullitë që ai bëri. Ai vendosi një dëshmi për Jakobin, caktoi një ligj në Izrael. Etërve tanë u urdhëroi, që bijve të tyre t'ua shpallin, që t'i njohë edhe breznia e ardhshme, bashkë me fëmijët që do të lindin. E kur të rriten edhe ata, bijve të vet do t'ua tregojnë, që shpresën ta vënë te Perëndia, që veprat e Perëndisë mos t'i harrojnë e urdhërimet e tij t'i mbajnë, që të mos bëhen si etërit e tyre, një brez kokëfortë e kryengritës, një brez me zemër të luhatur e me shpirt të pabesë ndaj Perëndisë.
Lexo Psalmet 78
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 78:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video