Lakmi i pata mburravecët, kur pashë mirëqenien e të paudhëve. Nuk kanë dhimbje deri në vdekje, barkun e kanë tërë dhjamë. Nuk vuajnë si vdekatarët e tjerë, nuk mundohen si njerëzit e tjerë. Krenaria stolis qafat e tyre, dhuna i mbulon si petk. U pëlcasin sytë prej dhjamit, prej zemrave u burojnë dëshirime. Përqeshin e flasin me ligësi, nga lart kërcënojnë me shtypje. E hapin gojën edhe kundër qiellit, gjuha e tyre përshkon tokën. Prandaj populli im kthehet drejt tyre dhe pinë prej ujërave të tyre të shumtë. «E si e ditka Perëndia», thonë, «Nga e marrka vesh i Tejlarti?». Ja, këta janë të paudhët! Përherë të qetë, por grumbullojnë pasuri. Më kot e kam mbajtur zemrën të pastër, më kot i kam larë duart në pafajësi! Tërë ditën kam pësuar fshikullima e jam munduar deri në mëngjes. Po të kisha thënë: «Do të flas si ata», do të kisha tradhtuar brezninë e bijve të tu. U përpoqa ta kuptoj këtë, por m'u errën sytë. Vetëm kur hyra në shenjtëroren e Perëndisë, vetëm atëherë e kuptova fundin e tyre.
Lexo Psalmet 73
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 73:3-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video