U përpoqa ta kuptoj këtë, por m'u errën sytë. Vetëm kur hyra në shenjtëroren e Perëndisë, vetëm atëherë e kuptova fundin e tyre. Ja, i ke vendosur në vend të rrëshqitshëm, i plandose në rrënim. Si u shkatërruan kështu përnjëherë! U sosën e morën fund me tmerr! Si ëndrrën e atij që zgjohet, o Zot, ashtu do ta përçmosh në agim pamjen e tyre. Kur më hidhërohej zemra, e veshkat më thernin, isha i marrë e nuk kuptoja, para teje isha si kafshë. Por ja, unë jam gjithmonë me ty, ti më mban dorën e djathtë. Ti më udhëheq me këshillat e tua, e pastaj do të më marrësh me lavdi. Kë tjetër kam unë në qiell? Veç teje, mbi tokë, s'dua tjetër. Më janë ligështuar trupi e zemra, por shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime është Perëndia në amshim. Ja, ata që janë larg teje do të shfarosen, ti i zhbin të gjithë ata që të tradhtojnë. Por për mua është mirë të qëndroj pranë Perëndisë, të kërkoj strehë te ZOTI, Zoti im, për t'i shpallur të gjitha veprat e tij.
Lexo Psalmet 73
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 73:16-28
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video