Ditë e natë qerthullojnë mbi muret e tij, brenda tij ka paudhësi e mjerim. E ka pushtuar dinakëria, dhuna e mashtrimi nuk kanë të sosur udhëve të tij. Po të më poshtëronte armiku, do të duroja, po të ngrihej kundër meje ai që më urren, do t'i fshihesha. Por je ti, njeriu i sërës sime, miku e i njohuri im. Bashkë kuvendonim ëmbël, tok shkonim në tempullin e Perëndisë. U rëntë papritur vdekja, zbritshin të gjallë në skëterrë, se mes tyre dhe në banesat e tyre, ka bërë vend e keqja. Por unë do t'i thërras Perëndisë e ZOTI do të më shpëtojë. Në mbrëmje, në mëngjes e në mesditë do të ofshaj, do të rënkoj e ai do të ma dëgjojë zërin. Do të ma shpengojë shpirtin e do të më japë prehje prej atyre që më sulmojnë, se të shumtë janë kundërshtarët e mi. Perëndia do të dëgjojë e do t'i poshtërojë, ai që rri mbi fron qëmoti. selah Se për ta nuk ka kthim, Perëndinë nuk e druajnë. Ngrenë dorë kundër miqve të vet, besën e dhënë e shkelin. Gojën e kishin më të butë se gjalpin, por në zemër fshihnin luftë, fjalët e tyre dukeshin më të lëmuara se vaji, por vringëllonin si shpata. Lërja barrën tënde ZOTIT e ai do të të përkrahë, se ai nuk do të lejojë asnjëherë, që të tronditet i drejti.
Lexo Psalmet 55
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 55:11-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video