«Dëgjomë, o populli im, dua të flas, o Izrael! Kam për të dëshmuar kundër teje, unë jam Perëndia, Perëndia yt. Nuk po të qortoj për flitë e tua, flitë e tua të shkrumbimit i kam përherë përpara. Mëzat nuk do të pranoj prej shtëpisë sate e as cjap prej tufave të tua. Se të miat janë tërë kafshët e pyllit, egërsirat e mijëra male. I njoh tërë shpendët e lartësive, gjallesat e fushës janë të miat.
Lexo Psalmet 50
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 50:7-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video