Këtë kujtoj e më mallëngjehet shpirti: ecja me njerëzit, drejt shtëpisë së Perëndisë u prija. Turma kremtonte plot britma gëzimi e falënderimi. Përse lëngon, o shpirti im? Përse vajton brenda meje? Shpreso te Perëndia, do ta përlëvdoj sërish, se prania e tij shpëton. O Perëndia im, m'u këput shpirti, ndaj dhe të kujtoj prej tokës së Jordanit, prej Hermonit e prej malit të Micarit. Humnera humnerës i thërret me ushtimën e ujëvarave të tua, të gjitha dallgët e valët e tua kaluan mbi mua. Ditën, ZOTI dëften mirësinë e tij, natën unë i thur këngë, i lutem Perëndisë së jetës sime. Do t'i them Perëndisë, shkëmbit tim: «Përse më ke harruar? Përse endem i vranët e i shtypur prej armikut?». Armiqtë më poshtërojnë, kockat m'i dërrmojnë, e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
Lexo Psalmet 42
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 42:5-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video