Vërtet, njeriu kalon si hije, të kota janë mundimet e tij, grumbullon pasuri, pa e ditur për kë i mbledh. E tani, ç'mund të pres, o Zot? Shpresën e kam te ti. Çliromë prej të gjitha fajeve e mos lejo të më tallë i marri. Po hesht e gojën s'po e hap, sepse këtë e ke bërë ti. Largoje prej meje fshikullimin tënd, po marr fund nën peshën e dorës sate. Njeriun e qorton e ia ndëshkon paudhësinë, si tenja ia bren çdo gjë që dëshiron. Të gjithë njerëzit janë veç kotësi. selah Dëgjoje lutjen time, o ZOT, e vëri vesh përgjërimit tim! Mos hesht ndaj lotëve të mi, se i huaj jam te ti, shtegtar si të gjithë paraardhësit e mi.
Lexo Psalmet 39
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 39:7-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video