Mos u zemëro nga keqbërësit, ata që bëjnë paudhësi mos i lakmo. Se ata do të thahen shpejt si bari, do të vyshken si barishtja e njomë. Beso në ZOTIN e bëj të mirën, bano në këtë tokë e shijo besnikërinë e tij. Gjeje kënaqësinë te ZOTI e ai do t'i plotësojë dëshirat e zemrës sate. Lëre udhën tënde në duart e ZOTIT, ki besim tek ai e ai do të veprojë. Drejtësinë tënde do ta bëjë të shndritë si drita, të drejtën tënde porsi mesdita.
Lexo Psalmet 37
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 37:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video