Udha e Perëndisë është e përsosur, fjala e ZOTIT e sprovuar në zjarr, ai është mburojë i të gjithë atyre që kërkojnë strehë tek ai. Kush tjetër është Perëndi veç ZOTIT? Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë? Perëndia që më dha forcë e ma bëri udhën të përsosur. Këmbët m'i bëri të shpejta si të drerit, në vende të larta më vuri të qëndroj. Duart m'i mësoi për betejë, që krahët e mi të ndejnë hark bronzi. Më dhe mburojën e shpëtimit tënd, e djathta jote m'u bë krah, mirësia jote më madhëroi. E shtrove udhën para hapave të mi e këmbët nuk më rrëshqitën. I ndoqa pas armiqtë e i zura, nuk do të kthehem pa i shkatërruar. I qëllova e më nuk ngrihen, ranë para këmbëve të mia. Më dhe forcë për të luftuar e ata që m'u ngritën kundër nën këmbë m'i përkule.
Lexo Psalmet 18
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 18:31-40
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video