Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 150

150
Aleluja.
1Lavdërojeni Perëndinë në shenjtëroren e tij,
lavdërojeni në kubenë qiellore të fuqisë së tij.
2Lavdërojeni për veprat e tij të fuqishme,
lavdërojeni për madhështinë e tij të pafund.
3Lavdërojeni me tingujt e bririt,
lavdërojeni me harpë e me lirë.
4Lavdërojeni me dajre e me valle,
lavdërojeni me lahutë e me fyell.
5Lavdërojeni me cimbale tingëlluese,
lavdërojeni me cimbale kumbuese.
6Gjithçka që merr frymë le të lavdërojë Zotin.
Aleluja!

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 150: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr