O ZOT, ti më ke shqyrtuar e më njeh. Ti e di kur ulem e kur ngrihem, mendimet nga larg m'i kupton. Më vëzhgon kur eci e kur pushoj, gjithë udhët e mia mirë i njeh. Pa folur goja ime, ti, o ZOT, di çdo gjë. Para meje e mbrapa meje je ti, dora jote qëndron mbi mua. Mahnitëse është dija jote për mua, tepër e lartë e unë s'e arrij. Ku të shkoj larg shpirtit tënd? Ku të iki larg pranisë tënde? Po të ngjitem në qiell, atje je ti, po të dergjem në skëterrë, ti je aty. Po të merrja krahët e mëngjesit e përtej detit të shkoja, edhe atje do të më udhëhiqte dora jote, do të më mbante e djathta jote. Edhe po të thosha: «Më mbuloftë errësira e drita përreth meje u errësoftë», errësira për ty nuk është errësirë e nata ndriçon si dita; për ty errësira dhe drita janë njëlloj.
Lexo Psalmet 139
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 139:1-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video