Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 136

136
1Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
2Përlëvdoni Perëndinë e perëndive,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
3Përlëvdoni Zotin e zotërve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
4Vetëm ai bën mrekulli të mëdha,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
5Me urti e krijoi qiellin,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
6Tokën e shtriu mbi ujëra,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
7Ai i krijoi ndriçuesit e mëdhenj,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
8Diellin që të sundojë ditën,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
9Hënën dhe yjet që të sundojnë natën,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
10Ai i vrau të parëlindurit e Egjiptit,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
11Ai e nxori Izraelin nga vendi i tyre,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
12Me dorë të fortë e me krah të fuqishëm,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
13Ai e ndau detin e Kuq më dysh,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
14Përmes tij e kaloi Izraelin,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
15Atje plandosi faraonin dhe ushtrinë e tij,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
16Popullin e vet e udhëhoqi nëpër shkretëtirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
17Ai dërrmoi mbretër të mëdhenj,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
18Vrau mbretër të fuqishëm,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
19Sihonin, mbretin e amoritëve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
20Ogun, mbretin e Bashanit,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
21Tokën e tyre e dha trashëgim,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
22Trashëgim Izraelit, shërbëtorit të vet,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
23U kujtua për ne kur ishim të poshtëruar,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
24Dhe na çliroi nga armiqtë tanë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
25Ai i jep ushqim çdo gjallese,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
26Përlëvdoni Perëndinë e qiejve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 136: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr