Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 130

130
1Këngë shtegtimesh.
Prej thellësive të thërras, o Zot,
2o Zot, dëgjoje thirrmën time,
le ta dëgjojnë veshët e tu
zërin e përgjërimit tim.
3Po t'i mbash mend paudhësitë, o Zot,
o Zot, kush qëndron vallë?
4Por pranë teje gjendet falja,
ndaj dhe të druajnë.
5E pres Zotin, e pret shpirti im,
te fjala e tij e kam vënë shpresën.
6Shpirti im e pret Zotin më shumë se rojat mëngjesin,
më shumë se rojat mëngjesin.
7Shpreso në Zotin, o Izrael,
se pranë Zotit është mirësia
e pranë tij është i madh shpëtimi.
8Ai do ta shpengojë Izraelin
nga të gjitha paudhësitë e tij.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 130: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr