Ti rrit barin për bagëtinë e bimët në dobi të njeriut, që të nxjerrë ushqimin nga toka, verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që i ndriçon fytyrën e bukën që i forcon zemrën. Ngihen drurët e ZOTIT, cedrat e Libanit që ai mbolli. Atje bëjnë fole zogjtë, bredhat janë banesa e shtërgut. Malet e larta janë për dhitë e egra, shkrepat strehë për vjedullat. Bëre hënën për të shënuar stinët dhe dielli e di kur të perëndojë. Hedh errësirën e bëhet natë, nëpër të enden gjithë egërsirat e pyllit. Këlyshët e luanëve ulërijnë për gjah, nga Perëndia kërkojnë ushqim. Kur lind dielli, mblidhen e shtrihen nëpër strofkat e tyre. Njeriu del për punë e lodhet deri në mbrëmje. Sa të shumta janë veprat e tua, o ZOT! Të gjitha i ke bërë me urti! Toka është plot me krijesat e tua. Ja deti i madh e i gjerë! Atje ka zvarranikë të panumërt, gjallesa të vogla e të mëdha. Atje lundrojnë anije, Leviatani që krijove për të luajtur në të. Të gjitha presin prej teje ushqimin në kohën e duhur.
Lexo Psalmet 104
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 104:14-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video