ZOTI bën vepra të drejta, u jep drejtësi të shtypurve. Udhët e tij ia dëftoi Moisiut, veprat e tij bijve të Izraelit. ZOTI është i dhembshur e i mëshirshëm, i duruar e plot mirësi. Nuk padit përgjithmonë, as mban mëri përjetë. Nuk na trajton sipas mëkateve tona, as na shpaguan sipas paudhësive tona. Sa lart është qielli nga toka, aq e madhe është mirësia e tij për ata që e druajnë. Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largon prej nesh paudhësitë tona. Siç i dhimbsen bijtë një ati, ashtu i dhimbsen ZOTIT ata që e druajnë. Se ai e di si jemi krijuar, nuk harron që jemi pluhur. Ditët e njeriut janë si bari, ai lulëzon si lulja e fushës. Fryn era dhe e shuan, nuk dihet as ku ka qenë. Por mirësia e ZOTIT mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre, për ata që mbajnë besëlidhjen e tij, që zbatojnë pa harruar porositë e tij. ZOTI e ka vendosur fronin në qiell, mbretëria e tij sundon gjithçka. Bekojeni ZOTIN, o ju engjëjt e tij të fortë e të fuqishëm, ju që zbatoni urdhrat e tij, sapo dëgjoni fjalët e tij. Bekojeni ZOTIN, gjithë ju ushtritë e tij, ju shërbestarët e tij, që bëni vullnetin e tij. Bekojeni ZOTIN, gjithë ju veprat e Zotit, në çdo vend ku ai sundon. Bekoje ZOTIN, o shpirti im!
Lexo Psalmet 103
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 103:6-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video